Musliu: Nuk më habisin spekulimet se Gruevski qëndron pas incidentit në burgun e Shutkës

Maqedonia

Musliu: Nuk më habisin spekulimet se Gruevski qëndron pas incidentit në burgun e Shutkës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Albert Musliu

Incidenti në burgun e Shutkës ishte temë diskutimi në emisionin e mbrëmshëm "Otvoreno" në tv Alfa ku i ftuar ishte analisti politik Albert Musliu.

Ai thotë se nuk e habit ajo që në disa mediume dolën informacione se ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE qëndrojnë prapa kësaj ngjarje. 

"Te ne në politikë asgjë nuk më habit. Gruevski është në arrati, duke kërkuar azil politik, kështu që nuk më habisin çështje të inskenuara dhe a është e mundur një gjë e tillë. Nuk është e imja ta them, por këtu ka lëshime të institucioneve. Tanimë institucionet pas 28 viteve duhet të mësojnë të mos bien në provokime", potencoi Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat