Shkarkimi i Spasovskit para deputetëve në Kuvend

Maqedonia

Shkarkimi i Spasovskit para deputetëve në Kuvend

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:36
LSDM

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 86-të në të cilën mes tjerash është edhe pika për interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në seancë deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjin për shërbim në ARM në cilin me nenin 1 propozohet plotësimi i nenit 38 me paragraf të ri me të cilin parashikohet mundësi që ushtarit profesional të cilit shërbimi në Armatë i ndërpritet për shkak të moshës 35 vjet, që të mund të pranohet  në shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë si personel civil pa shpalljes së konkursit publik, nëse i përmbush kushte e posaçme të përcaktuara në aktin për formim të Armatës.

Në rend dite janë edhe katër pika me flamurin evropian. Propozim ligji për duhanin, për shërbime, për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik dhe për akciza, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët sot mes tjerash duhet të debatojnë edhe për propozim ligjet për ndërprerjen e shtatzënisë, për subvencionimin e kredisë banesore, për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut te banka ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore pas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat