Imuniteti i Veljanovskit, Pollozhani: Prokuroria mund të nisë procedurën nga fillimi

Maqedonia

Imuniteti i Veljanovskit, Pollozhani: Prokuroria mund të nisë procedurën nga fillimi

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Trajko Veljanovski

Mos-marrja e vendimit për imunitetin e deputetëve në rastet kur ka kërkesë nga Gjykata nuk duhet të shndrrohet në praktikë, vlerëson profesori i të drejtës Kushtetuese Bajram Pollozhani. Sipas tij, dispozitat ligjore parashohin që Kuvendi është i obliguar të marrë një vendim, edhe kur trupat punues nuk kanë një propozim konkret.

Edhe në rastet kur nuk ka propozim adekuat në këtë drejtim, Kuvendi drejtpërdrejtë në seancë plenare mund ta marrë ose të mos marrë imunitet, pra të sjellë vendim. Duhet të jetë menaxhim i seancave parlamentare më me përgjegjësi dhe të mbahet llogari me kohë që edhe trupat parlamentar, si trupa ndihmës të Parlamentit, të vendosin me kohë- deklaroi Bajram Pollozhani, profesor i të drejtës kushtetuese.

Duke pasur parasysh edhe rastin e fundit me dështimin e marrjes së një vendimi për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski si dhe deputetit Lupço Dimovski, Pollozhani vlerëson se prokuroria dhe gjykata kanë mundësi të përsërisin kërkesën.

Prokuroria si organ përkatës për ndjekjen e krimeve, në pajtim me ligjin, bën kërkesë për hetime plotësuese dhe gjyqësori mund t’i drejtohet Parlamentit përsëri, por edhe për rastin Veljanovski, në qoftë se gjatë procesit hetimor gjenden arsye dhe shkaqe të tjera plotësuese për ta shqiptuar masën e burgut hetues dhe për këtë mundet përsëri t’i drejtohet parlamentit që parlamenti t’ja heqë imunitetin deputetit përkatës- tha Bajram Pollozhan.

Seanca e së dielës u shoqërua me polemika dhe qëndrime konradiktore mes aktorëve dhe partive politike. Megjithatë, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski, i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, do të vazhdojë të mbrohet në liri. Gjykata Penale një ditë më parë komunikoi se për herë të parë, ndodh që Kuvendi të mos heqë imunitetin e deputetit, pasi këtë e kërkon gjykata. Në rast se Prokuroria vlerëson se ka materiale të reja, procedura mund të iniciohet nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat