Maqedoni, nxënësit e shkollave të mesme më së shumti lexojnë libra avanturistik dhe fantashkencë

Maqedonia

Maqedoni, nxënësit e shkollave të mesme më së shumti lexojnë libra avanturistik dhe fantashkencë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:11
Foto Ilustrim

Nxënësit e shkollave të mesme në vend blejnë libra në formë të shtypur. Më së shumti lexojnë libra avanturistik dhe libra fantashkencë në gjuhën maqedonase, e më pas në gjuhën angleze, shqipe, serbe dhe në gjuhë të tjera. Këtë e tregon anketa më e re që e kreu Instituti për shkencë, alternativë, kulturë dhe art nga Shkupi.

Anketa përfshiu 970 të anketuar, prej të cilëve 440 të gjinisë mashkullore dhe 530 të gjinisë femërore. Në pyetjet e anketës u përgjigjën 160 nxënës të vitit të parë, 220 nxënës të vitit të dytë, 410 nxënës të vitit të tretë dhe 170 nxënës të vitit të katërt të arsimit të mesëm.

Në pyetjen “A blini libra në formë të shtypur”, pozitivisht u përgjigjën 740, ndërsa negativisht 210 nxënës. Përderisa në pyetjen në cilën gjuhë janë librat që i lexojnë, 750 nxënës u përgjigjën në gjuhën maqedonase, 570 në gjuhën angleze, 200 në gjuhën shqipe, 120 në gjuhën serbe dhe në gjuhë të tjera.

Gjithsejt 850 të anketuar u përgjigjën negativisht në pyetjen “A bleni libra në formë elektronike”, ndërsa 150 u përgjigjën pozitivisht. Në pyetjen “A lexoni libra përmes internetit”, 560 të anketuar u përgjigjën pozitivisht, ndërsa 390 u përgjigjën negativisht.

Nxënësit e anketuar të shkollave të mesme më së shumti lexojnë libra avanturistik dhe fantashkencë. Në pyetjen “Të cilit zhanër janë librat që i lexoni”, 310 u përgjigjën se janë të dashurisë, 430 fantashkencë dhe po aq avanturistik, 240 trilerë, 330 misterioz, 280 drama, 260 libra historik dhe 260 humoristik.

Në pyetjen “Sa faqe kanë librat që i lexojnë nxënësit e shkollave të mesme”, ata u prëgjigjën se 50 lexojnë libra deri dhjetë faqe, 210 lexojnë libra deri në 200 faqe, 370 lexojnë libra deri në 300 faqe, 250 lexojnë libra deri në 400 faqe dhe 220 lexojnë libra me mbi 400 faqe.

Lidhur me çmimin e librave që i blejnë nxënësit e shkollave të mesme, prej tyre 100 u përgjigjën se blejnë libra me çmim deri 150 denarë, 210 me çmim deri 250 denarë, 360 me çmim deri 350 denarë dhe 320 me çmim mbi 350 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat