Zaev: Pendarovski është një nga kandidatët për të cilin po bisedojmë

Maqedonia

Zaev: Pendarovski është një nga kandidatët për të cilin po bisedojmë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:56
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev tha se “sot është e mundur të dihet emri i kandidatit për president”, por nuk konfirmoi nëse Stevo Pendarovski është në avantazh të koalicionit për këtë funksion.

“Stevo Pendarovski është një nga kandidatët për të cilën do të flasim. Ne sot do të mblidhemi pasdite dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike që kanë shprehur gatishmërinë për zgjedhjen e kandidatit konsensual. Dhjetë kandidatë po shqyrtojnë, kemi favoritët tanë sepse qytetarët na kanë dërguar mesazh të qartë se kë duan të shohin si kandidatë për president. Do t’i marrim parasysh të gjitha aspektet analitike në kuptimin që presidenti i ardhshëm të jetë president i të gjithë qytetarëve, ta ndjejnë atë si të tyrin dhe të jetë një kandidat motivues për pjesëmarrjen e qytetarëve në votim”, tha Zaev..

Pas takimit partiak në selinë e LSDM-së, partnerët e koalicionit dhe partitë tjera të cilët japin mbështetje për president konsensual, sot në orën 20:00 në hotelin “Hilton” do të mbajnë takim ku pritet që të bëhet i ditur emri i kandidatit konsenual të koalicionit qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat