VMRO-DPMNE: Për tre ditë, tre vrasje

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Për tre ditë, tre vrasje

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:10
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonse VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media ka akuzuar pushtetin si të paaftë për të garantuar sigurinë dhe paqen e qytetarëve.

Ata thonë se Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski kanë shndërruar rrugët e qyteteve në vende për beteja dhe se asnjë qytetar nuk është i sigurt.

“Më 2 mars është kryer vrasje në Tetovë, më 1 mars një djalë i ri u vra në Shishovë të Shkupit, ndërsa më 28 shkurt një tjetër në Strugë. Maqedonia është kthyer në perëndim të egër, njerëzit e humbin jetën, ndërsa shteti nuk ndërmerr asgjë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat