Civil kërkon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend

Maqedonia

Civil kërkon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:46
Civil qendra per liri

Nga organizata joqeveritare Civil kanë kërkuar nga Qeveria që të përgatis masa kundër diskriminimit, dhunës dhe pabarazisë së garave dhe kërkojnë që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend.

“Të drejtat e grave janë njerëzore, që mbi 70-vjet mbrohen nga e drejta ndërkombëtare edhe Kombet e Bashkuara. Gratë kanë të drejtë të jetojnë të liruara nga dhuna, rrobimi dhe diskriminimi. Gratë kanë të drejtë të barabartë që të shkollohen, të posedojnë patundshmëri, të votojnë dhe të fitojnë pagë të drejtë dhe të barabartë si të tjerët të kyçur në tregun e punës. Për fat të keq, gjithkund në botë, por edhe në vend gratë dhe vajzat po përballen me mosrespektimin e të drejtave të tyre, diskriminim dhe dhunë, për shkak të gjinisë së tyre”, thonë nga Civil.

Për nder të 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, Civil edhe njëherë ngrit zërin në ndihmë të grave në botë dhe kërkon që t’i vendoset fund diskriminimit dhe dhunës kundër grave.

Nga Civil kërkojnë që Qeveria të përgatis masa dhe të fut praktikat e sanksionimit më të ashpër të ç’do procedure që gruan e vendos në pozitë të pafavorshme ose diskriminohet në vendin e punës, familje apo në publik.

Civil gjithashtu propozon që 8 marsi të shpallet ditë jo pune për të gjithë gratë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat