Në fund të marsit apo fillim të prillit Cipras për vizitë në Shkup

Maqedonia

Në fund të marsit apo fillim të prillit Cipras për vizitë në Shkup

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:29
Aleksis Cipras

Cipras me udhëtimin tek, njëherit do të jetë kryetari i parë i Qeverisë greke që do të vijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Udhëtimin në Shkup e paralajmëroi vetë Ciprasi të premten e kaluar gjatë fjalimit të tij në Forumin ekonomik në Delfi, ndërsa mediat greke shkruajtën se do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm. Këtë informacion, sot e konfirmuan burimet qeveritare se kryeministri i Qeverisë, në fund të marsit apo fillim të prillit do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Data konkrete, ende nuk është caktuar.

Kryeministri Zaev, dje deklaroi se ekziston dëshirë nga dy palët për takim, por se nuk ka definuar datë për vizitë të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

“Është konfirmuar nga dy palët se ekziston dëshirë që fillimisht të ndodh vizita e kryeministrit të Greqisë Cipras, këtu në Shkup, ndërsa pas kësaj edhe unë të kem vizitë kthyese. Nuk kemi fiksuar data, sapo t’i kontraktojmë menjëherë do t’i komunikojmë”, tha Zaev.

Ai theksoi se mbetet e hapur që mysafiri të vendos datë kur do të realizohet vizita.

“Ne jemi këtu. Nga 1 prilli fillon fushata, do të thotë jemi këtu. Do të na vijë mirë kështu një i ftuar i lartë, kryeministri i parë nga Republika e Greqisë, që është fqinji ynë dhe miku ynë, ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeqytetin tonë Shkupin”, deklaroi dje në konferencën për shtyp Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat