FON: Formohet Qendër rajonale e KE-së për studime evropiane

Maqedonia

FON: Formohet Qendër rajonale e KE-së për studime evropiane

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:15
Universiteti FON

Drejtori i përgjithshëm i Universitetit FON, Sefer Canoski dhe drejtori i Institutit Evropian “CIFE” të Nicës, Francë, Matias Vahter sot informuan se e fillojnë procesin e studimeve të përbashkëta, diplomave të dyfishta, kurseve afatshkurtra dhe afatgjate, si dhe shkollës verore dhe dimërore nga fusha e eurointegrimeve. Programi do të titullohet “We bring Europe”.

Nga FON njoftojnë se kryetari i Këshillit të Institutit CIFE është kryetari i mëparshëm i BE-së, Van Rompuj. Ky institucion ime renome është nën patronazhin e Komisionit Evropian e cila punon sipas programit Zhan Mone dhe më shumë se 50 vjet krijon kuadër për nevojat e institucioneve evropiane. Presidenti i tanishëm i BE-së, Zhan Klod Junker është president nderi në këtë Institut.

“Me vendimin e CIFE-së që ta bëjë Shkupin dhe FON-in qendër rajonale për këtë lloj të studimeve, përparësi do të kenë studentët dhe profesionistët e rinj, mirëpo dhe vet shteti që do të bëhet qendër universitare e strategëve më të mirë, diplomatëve dhe lobistëve. Studimet e përbashkëta pasuniversitare janë të planifikuara të fillojnë në nëntor”, theksojnë në FON. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat