Organizatat civile do t'i prezantojnë modelet e suksesshme të partneritetit me pushtetin

Maqedonia

Organizatat civile do t'i prezantojnë modelet e suksesshme të partneritetit me pushtetin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:33
Organizatat civile

Njëzet organizata civile nga Maqedonia sot do t’i prezantojnë modelet e tyre të suksesshme të partneriteteve me autoritetet lokale/nacionale të Konferencës nacionale për shoqëri civile “Leksione të mësuara pas zbatimit të projekteve nga Skema e grantit AKTIVIZO”.

Siç informojnë organizatorët “PREDA Plus”, këto organizata civile, para një viti, kanë marrë grante nga “Aktivizo – Programi për grante të vogla”.

Projektin “Përmirësim i përfshirjes aktive të organizatave civile të Maqedonisë në procesin e marrjes së vendimeve përmes përforcimit të organizatave civile të sapoformuara e realizon Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik – PREDA Plus, në bashkëpunim me partnerin e tij gjerman Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), në kuadër të Programit për Shoqëri Civile dhe Media (Civil Society Facility and Media Programme) të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat