KEMM bën thirrje për përgjegjësi dhe informim korrekt për zgjedhjet presidenciale në RMV

Maqedonia

KEMM bën thirrje për përgjegjësi dhe informim korrekt për zgjedhjet presidenciale në RMV

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:27
Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM)

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participues politik, qasje të vazhdueshme të opinionit deri te informacionet relevante dhe të besueshme.

“U bëjmë thirrje mediave për qasje më serioze në informim, gjegjësisht interesi publik të jetë kushti kryesor gjatë përzgjedhjes së temave që i prezantohen publikut. Përveç rolit informativ, mediat kanë edhe rol edukativ, ata duhet ta pasurojnë diskursin publik, të ndikojnë në kultivimin e tij, e jo në uljen e nivelit të komunikimit publik dhe krijimin e atmosferës që nuk i ngjan një shoqërie bashkëkohore demokratike. Mediat nuk duhet të lejojnë që të jenë të manipuluara nga politikanët dhe aktorët tjerë në procesin zgjedhor politik, meqë kjo do të thotë dëm të drejtpërdrejt mbi opinionin dhe qytetarët në shtet”, thonë nga KEMM.

Ata presin nga mediat, e veçanërisht Internet portalet, të mos lejojnë të keqpërdoren dhe të shërbejnë si mjet për propagandë dhe thirrje për bashkim të individëve dhe grupeve për sjellje dhe veprime radikale që e cenojnë rendin publik dhe qetësinë publike në shoqëri.

Duke mbështetur të drejtën e aktivistëve civil që të shërbejnë si burime të informacioneve për zhvillimet, i përkujtojmë gazetarët për rolin e tyre veçanërisht të kenë kujdes në kredibilitetin e burimit të informacioneve, domosdoshmërish të shfrytëzojnë më shumë burime të informacioneve, të informojnë me kredibilitet dhe t’i prezantojnë në mënyrë objektive dhe të balancuar zhvillimet në kontekstin e tyre të vërtetë. Niveli i sjelljes profesionale nuk duhet të ulet dhe të lejohen gënjeshtra, gjysmë të vërteta dhe informacione të njëanshme që do t’u ishin ofruar qytetarëve si lajme të vërtetuara dhe të vërteta”, thuhet në kumtesë.

Në këtë kontekst, KEMM i përkujtojnë mediat për obligimet e tyre që të informojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me Kartën e KEMM-it për informim etik të mediave, parimet e së cilës janë si vijon:

vërtetësi dhe objektivitet

balancim

ndarje e qartë mes informacioneve dhe komenteve

ndershmëri dhe pavarësi

profesionalizëm dhe solidaritet mes mediave

pavarësi redaktuese dhe integritet profesional

respekt dhe tolerancë

liri dhe përgjegjësi.

Për respektimin e parimeve të Kartës dhe të Kodit të Gazetarëve u bëjnë thirrje të gjitha mediave, e veçanërisht anëtareve aktuale dhe të ardhshme të KEMM-it, anëtarësia aktive e të cilave në këtë Këshill do të varet pikërisht nga ky përcaktim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat