Rasti “Target-Fortesa”, Zaev është përgjuar me pseudonimin ZO ZA

Maqedonia

Rasti “Target-Fortesa”, Zaev është përgjuar me pseudonimin ZO ZA

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:44
Rasti “Target-Fortesa”

Në gjykatën Penale për gjykimin e rastit “Target-Fortesa” është prezantuar “hard-disk”-u me përgjime të paligjëshme të Zoran Zaevit.

Nga ky “hard-disk” Xvonko Kostovski, i cili në bashkëpunim me Gjorgji Lazarevskin i kanë zbardhur përgjimet, i kanë kopjuar përgjimet e Zoran Zaevit.

Incizimi i bisedave Kostovski, siç theksoi Prokurorja, e ka bërë me urdhër të Goran Grujovskit.

Kostovski ka thënë se Zoran Zaev është përgjuar me pseudonimin ZO ZA. Ai ka sqaruar se edhe në sa ora janë regjistruar përgjime të caktuara.

Sipas akt akuzës për rastet Target dhe Fortesa, në periudhë prej 2008 deri në 2015 nëpër disa sisteme të DSK-së janë regjistruar 4286 numra telefonik për të cilat asnjëherë nuk është dhënë urdhër nga gjykata.

Theksojmë se në përgjime të paligjëshme janë përgjuar më shumë se 20.000 mijë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat