VMRO-ja i kërkon votat e të gjithëve, përveç të shqiptarëve

Maqedonia

VMRO-ja i kërkon votat e të gjithëve, përveç të shqiptarëve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:19
Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në mënyrë masovike të dalin më 21 prill dhe të mbështesin kandidatin e kësaj partie për president, Gordana Siljanovska, duke i thirrur pjesëtarët e të gjitha nacionaliteteve, përveç shqiptarët.

Mickoski në një paraqitje publike u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha etnive në vend, por i ka përjashtuar shqiptarët.

Ja deklarata e Mickoskit:

“E shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, maqedonasve, serbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, vllehëve dhe gjithë të tjerëve, që të na bashkangjiten dhe të radhiten me ne më 21 prill, masovikisht të dalin në votime dhe ta mbështesin kandidatin e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, profesoreshën, Gordana Siljanovska Dakova”, ka thënë Mickoski.”

Me siguri jo rastësisht, Mickoski kësaj radhe i “harroi” shqiptarët, partinë më të madhe të shiptarëve, Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilën pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016 paraardhësi i tij në krye të partisë, i arratsuri në Hungari Nikolla Grevski, e përgjëronte që ta bëjnë bashkë Qeverinë.

Kështu, del se VMRO-ja kurrë më, ose jo për një kohë të konsiderueshme, nuk do të llogarisë me ndonjë bashkëpunim me parti të shqiptarëve të Maqedonisë së Verut për të marrë drejtimin e Qeverisë së vendit.

Në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 21 prill, do të garojnë kandidatja e VMRO-së Siljanovska, ai i LSDM-së dhe BDI-së Stevo Pendarovski dhe kandidati i pavarur Blerim Reka, të cilin e përkrahën subbjektet opozitare shqiptare, në radhë të parë Aleanca për Shqiptarët deh Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat