Miratohet deklarata e përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në rajon

Maqedonia

Miratohet deklarata e përbashkët për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në rajon

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:13
Konferenca e 16-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike-Joniane

Në Konferencën e 16-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike-Joniane që u mbajt dje dhe pardje në Budvë, Mali i Zi, kryetarët – pjesëmarrës në konferencë miratuan deklaratë të përbashkët ku theksohet rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit parlamentar në rajon për realizimin e projekteve për përkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa me këtë akt kryesonte kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Në deklaratë nënvizohet se sektori i turizmit bëhet faktor gjithnjë më i rëndësishëm i përparimit ekonomik të rajonit Adriatiko-Jonian me ç’rast inkurajohen vendet anëtare të nismës ta përmirësojnë dimensionin rajonal të bashkëpunimit dhe këmbimit të praktikave më të mira në këtë fushë, a përkrahet edhe mbështetja politike e aktiviteteve që realizohen në nivelin shtetëror, ndërkufitar dhe rajonal në këtë drejtim.

Në deklaratën e përbashkët inkurajohet promovimi i produkteve të përbashkëta turistike me qëllim të pozicionimit të rajonit Adriatiko-Jonian si një nga destinimet turistike kryesore në Evropë në favor të se cilës potencohet rëndësia e përparimit të infrastrukturës e cila ka rol esencial në përmirësimin e qasjes dhe ndërlidhjes së rajonit, citohet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat