Kabineti i Katrugalos: Demokracia e Re e shtrembëron realitetin për Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Kabineti i Katrugalos: Demokracia e Re e shtrembëron realitetin për Marrëveshjen e Prespës

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:06
Kabineti i Katrugalos

Akuza drejtuar Demokracisë së Re opozitare se po e shtrembëron realitetin lidhur me Marrëveshjen e Prespës, bëjnë nga kabineti i shefit të diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos lidhur me pohimet e zëdhënëses së partisë më të madhe greke se Kina ka refuzuar kërkesë nga kompania greke për përdorim të termit “maqedonas”, me arsyetimin se nevojitet leje për përdorim nga vendi fqinj, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Jo lidhur me marrëveshjen dhe së paku prej vitit 2010 e këtej, në bazë të nenit 10 të ligjit ekzistues kinez për shenjat tregtare, hidhen poshtë aplikacionet për regjistrim të shenjës tregtare, pavarësisht nga vendi i interesit të kompanisë, kur i përmban termet ‘Macedonia’, ‘Macedoine’ dhe fjalët e shqiptuara. Greqia tashmë parashtroi demarsh adekuat në Ministrinë kineze të Tregtisë për revizion të vendimit adekuat të Zyres kineze për shenja tregtare lidhur me dispozitat e reja të marrëveshjes”, shkruan në kumtesën e kabinetit të Katrugalosit.

Siç kumtoi dje MIA, zëdhënësja e Demokracisë së Re pohoi se Kina më 23 shkurt, refuzoi kërkesë nga një kompani greke për përdorimin e termit “maqedonas”, me arsyetimin se nuk mund të përdoret pa leje nga vendi fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat