Tetë linja të autobusëve do të lëvizin në trase të ndryshme nga ajo e zakonshmja në Butel

Maqedonia

Tetë linja të autobusëve do të lëvizin në trase të ndryshme nga ajo e zakonshmja në Butel

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:45
Autobusë

Për shkak të asfaltimit të rrugës të një pjese në bulevardin “Hrisitjan Todorovskit Karposh” në Butel, prej sot linjat e autobusëve 8, 47, 57, 57A, 61, 47A dhe 71 do të lëvizin sipas një traseje tjetër rrugore nga e zakonshmja, informojnë nga NQP.

Automjetet e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” do të kthejnë majtas nga rruga “Ferid Bajram”, më pas djathtas nga rruga “Kemal Sejfulla”, ndërsa prej atje secili do të vazhdojë trasenë e zakonshme.

“Pritet që regjimi i përkohshëm i qarkullimit të zgjatë shtatë ditë”, thuhet në kumtesën e NQP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat