“Civil” konstaton parregullsi në periudhën parazgjedhore

Maqedonia

“Civil” konstaton parregullsi në periudhën parazgjedhore

Më: 20 mars 2019 Në ora: 17:55
Civil

Nëpërmjet një njoftimi thuhet se “Civil” thuhet se “në bazë të monitorimit afatgjatë zgjedhor të ‘CIVIL’, konstatohet se fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka filluar para kohe, edhe pse sipas ligjit fushata fillon më 1 prill, tre javë para ditës së zgjedhjeve”.

“Një pjesë e folklorit parazgjedhor gjatë proceseve paraprake zgjedhore ishin dhunë strukturore, gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, korrupsioni, financimi joligjor politik, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, blerja e votave, presionet, kërcënimet dhe kushtëzimet. CIVIL i shënon se një pjesë e madhe të mangësive të mëparshme, parregullsive dhe praktikave mashtruese në proceset zgjedhore janë pjesërisht të tejkaluara me risitë në Kodin Zgjedhor, forcimin e një pjese të institucioneve relevante dhe hapave tjerë në reforma”, thonë nga “Civil”.

Nga “Civil” thonë se me sy hapur ndjek gjendjet në terren dhe tashmë ka konstatuar parregullsi dhe dukuri negative në këtë proces zgjedhor.

“Si zakonisht, Civil si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, monitorimin në masë të madhe e bazon në paraqitjet nga qytetaret dhe qytetarët, gazetarët qytetarë dhe qindra mbështetës dhe anëtarë të organizatës anembanë vendit. CIVILi përkujton se secila informatë në këtë periudhë, është e rëndësishme. Nuk ekzistojnë informata të parëndësishme. Prandaj, pavarësisht nga formati: fotografi, video, postime në rrjetet sociale dhe çdo lloj tjetër komunikimi, dëshmi personale ose ndodhi, janë të mirëseardhura” thonë nga Civil.

Ata ju bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë në monitorimin zgjedhor mund të paraqiten si vëzhgues afatgjatë ose afatshkurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat