Osmani: Na nevojitet mbështetje në zgjerimin e tregimit evropian të Ballkanit - Bota Sot
Osmani: Na nevojitet mbështetje në zgjerimin e tregimit evropian të Ballkanit

Maqedonia

Osmani: Na nevojitet mbështetje në zgjerimin e tregimit evropian të Ballkanit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:03
Bujar Osmani, Kristijan Helbah dhe Tomas Osovski

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësues nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Kristijan Helbah dhe Tomas Osovski të cilët për vizitë pune ndodhen në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

“Nga aspekti i integrimeve evropiane Gjermaninë gjithmonë e kemi konsideruar si partneri ynë strategjik, në iniciativat e së cilës gjejmë motivimin dhe perspektivën për suksesin tonë”, deklaroi Osmani duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e RF të  Gjermanisë për përpjekjet tona në përmbushje të rekomandimeve të BE-së si dhe për aktivitetet në përgjithësi të Gjermanisë në drejtim të mbështetjes së politikës së zgjerimit të BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kohës së takimit Osmani iu referua dinamikës së zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, ku edhe theksoi vazhdueshmërinë e procesit reformues përmes progresit konkret në fushat kyçe të reformave – gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, reforma në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të paraqesin bazë për Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian, dhe njëkohësisht shprehu edhe bindjen se e njëjta në cilësi do ta zëvendësojë atë të vitit të kaluar.

“Periudha që vijon është e domosdoshme të kemi mbështetje nga ana e gjithë miqve tanë brenda Unionit, për ta zgjeruar tregimin tonë Evropian të Ballkanit, dhe të mënjanojmë skepticizmin evropian përmes konfirmimit të vendimit për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Samitet e qershorit të Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit gjatë bisedës iu referuan edhe mbështetjes financiare dhe zhvillimit bilateral të Maqedonisë së Veriut ku edhe shprehën bindje të përbashkët se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej me intensitet të përforcuar në të gjitha sferat të interesit të përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...