Përfundoi edhe takimi i sotëm, nuk ka marrëveshje për PSP-në - Bota Sot
Përfundoi edhe takimi i sotëm, nuk ka marrëveshje për PSP-në

Maqedonia

Përfundoi edhe takimi i sotëm, nuk ka marrëveshje për PSP-në

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Ka përfunduar edhe takimi i sotëm mes grupeve të punës së partive maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM. Palët u ndanë të pakënaqura, pasi nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, deklaroi se kërkesat e opozitës nuk janë konkrete në formë të amendamenteve dhe se sjellja e tyre është destruktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deskoska tha se opozitës nuk i intereson propozim-ligji, por amnistia e funksionarëve të tyre të cilët kanë kryer vepra penale.

“Si duket amnistia e bashkë partiakeve të tyre është më e rëndësishme se e ardhmja e vendit. Ata duhet sot te kishin dorëzuar amendamente konkrete. Ne vend te tyre kemi marre materiale me dokumente ndërkombëtare. Te gjithë dokumentet ku bazohet OBRM-PDUKM-ja janë përfshirë. Qartë shihet se OBRM-PDUKM-ja nuk ka dëshirë të marrë pjese në përpilimin e këtij teksti”, tha Deskoska.

Pas takimit kanë reaguar edhe nga LSDM, prej ku thanë se opozita është vendosur në anën e krimit dhe se për ta nuk janë të rëndësishme reformat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...