Gripi akoma është prezent në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Gripi akoma është prezent në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gripi akoma është prezent në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:02
Foto ilustruese

Nga Poliklinika e Çairit, thonë, për gazetën Koha, se ndryshimi i temperaturave, nga mëngjesi deri në orët e pasdites, ka ndikuar negativisht në shëndetin e pacientëve, sidomos ata me sëmundje kronike, por edhe te moshat e vjetra dhe të reja. Megjithatë, gjendja nuk është shqetësuese.
 

“Me shumë vështirësi në këta ndryshime klimatike i përballojnë pacientët me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Fëmijët nuk i adaptohen veshmbathjeve dhe ka ankesa për shëndetin e tyre të dobët. Por, gjendja e tyre, pas kontrollit mjekësor, është stabile dhe numri i pacientëve është në rënie”, tha dr. Sedat Limani nga Poliklinika e Çairit.

Zvesda Spasovska, pediatre në Klinikën e Fëmijëve thotë se periudha e gripit që kemi kaluar, ka arritur maksimumin. Ajo informon se ka pasur një numër të fëmijëve me dhimbje në çdo pjesë të trupit. Dhimbje koke, dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë, dobësi të përgjithshme, ku për orë të tëra janë mbajtur fëmijët në krevat. Sipas saj gripi është shkaktuar nga një virus, që ndikon seriozisht në tërë organizmin. Temperaturat trupore të larta, që arrin deri në 40 gradë dhe paraqitet një gjendje e vështirë, organizmi reagon dobët ndaj antipiretikëve dhe ftohjes.

Pediatri Armir Haxhirexha, nga Klinika e fëmijëve në Kozle thotë se është shumë e rëndësishme që në momentin e parë të shfaqjes së shenjave kujdesi të bëhet nga prindërit në kushte shtëpie, të izolohen fëmijët e sëmurë, sepse përçohet nga njëri në tjetrin dhe të konsumohen lëngje.

“Gripi akoma është prezent. Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura te fëmijët janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, dhimbje të forta koke. Në momentin që fëmija preket nga viroza duhet një mjekim simptomatik, që në varësi të shenjave të bëhet edhe mjekimi. Trajtimi i këtyre virozave ndryshon në varësi të veçorive individuale të pacientëve të vegjël. Megjithatë, prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes në trajtim. Temperatura e lartë dehidron organizmin, prandaj duhet të konsumohen sa më shumë lëngje frutash me përbërje vitaminash të ndryshme. Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rrezikuara janë fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç. Mos kujdesi ndaj fëmijëve përforcon sëmundjen më shumë”, tha për KOHA, Haxhirexha.

Mjekët apelojnë deri te të gjithë qytetarët, që në këto ditë të stinës së pranverës, ku temperaturat janë të ndryshueshme, të kenë kujdes dhe të konsumohen lëngje dhe ushqim të shëndetshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...