Anima Mundi reagon ndaj pastrimit të moçaleve pranë Parkut të qytetit në Shkup - Bota Sot
Anima Mundi reagon ndaj pastrimit të moçaleve pranë Parkut të qytetit në Shkup

Maqedonia

Anima Mundi reagon ndaj pastrimit të moçaleve pranë Parkut të qytetit në Shkup

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

“Anima mundi”, shoqata për mbrojtjen e kafshëve kërkon ndalimin, sipas tyre, të pastrimit të vrazhdë mekanik të moçaleve te Parku i qytetit.

Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë joprofesionale dhe të dhunshme, e që paraqet shkatërrim të mjedisit jetësor.

Kjo organizatë vlerëson se pa dije elementare dhe pa ndjenja shkatërrohet rajoni mjedisor i shumë bimëve dhe gjallesave dhe se prishte mjedisi për shumë guaca, zvarranikë, gjarpërinj të lumit, bretkosa, triton, alga, etj.

Organizata e lartëpërmendur konsideron se me këtë rast shkatërrohet mjedisi natyror i më se 90 llojeve të zogjve, duke shtuar se me pengimin e ujit, këto hapësira do të thahen, duke shkaktuar vdekjen e bota e gjallë që jeton aty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...