Kamerat nëpër rrugë nuk sanksionojnë shkelësit e rregullave në trafik - Bota Sot
Kamerat nëpër rrugë nuk sanksionojnë shkelësit e rregullave në trafik

Maqedonia

Kamerat nëpër rrugë nuk sanksionojnë shkelësit e rregullave në trafik

Më: 25 mars 2019 Në ora: 13:35
Kamera rrugore

U shpenzuan miliona euro për të vendosur mbi 600 kamera në rrugët e Shkupit, me të cilat mendohej se do të sanksionohen shoferët e papërgjegjshëm.

7 vjet pas vendosjes së kamerave nuk është shqiptuar asnjë dënim për kundërvajtje në komunikacion. Dy qendra kanë sisteme të monitorimit të komunikacionit, Qendra për menaxhim me komunikacionin nën kompetenca të Qytetit të Shkupit me 52 kamera dhe Qendra mbikëqyrëse e MPB-së me mbi 600 kamera në komunikacion. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se kamerat janë funksionale por se përdoren vetëm për shkaqe sigurie dhe në rast të ndonjë aksidenti në komunikacion. Sipas tij, që kamerat të përdoren edhe për shqiptim të dënimeve për kundërvajtje në trafik, duhet të bëhen ndryshime ligjore.

“Video-kontrolli është operativ dhe shfrytëzohet për kontrolle sigurie. Ky sistem nuk shfrytëzohet për të shkruar dënime ndaj qytetarëve sepse për të qenë i tillë, siç shfrytëzohet në shumë metropole evropiane, duhet të bëhen ndryshime ligjore dhe nënligjore. Tani, sanksionimi i shoferëve të papërgjegjshëm, apo kundërvajtësve në trafik, e bëjmë me kontrolle të zakonshme apo të jashtëzakonshme”, deklaroi Toni Angellovski – Zëdhënës i MPB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...