VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e drejtorit të DMSh-së, Adnan Xhaferovski për shkak të zjarreve

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e drejtorit të DMSh-së, Adnan Xhaferovski për shkak të zjarreve

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:04
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një konference për shtyp, Maja Sllaveva nga VMRO-DPMNE para Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkoi dorëheqjen e drejtorit të DMSh-së, Adnan Xhaferovski.

“Republika e Maqedonisë u dogj në zjarre, ndërsa drejtori i DMSh-së, Adnan Xhaferovski, njeri i besueshëm i Zoran Zaev, njësoj sikur shefi i tij vazhdon me fushatën dhe nuk i interesojnë dëmet e mëdha që durojnë qytetarët dhe shteti”, tha Sllaveva.

Ajo tha se qindra hektarë u dogjën, ndërsa Xhaferovski dhe Zaevi nuk shfaqën asnjë interes të menaxhojnë me zjarret.

“Seriozisht shqetësuese janë informacionet se Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim disponon me gjashtë pilotë, nga ku vetëm dy mund të fluturojnë. Shqetësuese janë informacionet se tre pilotët nuk kanë trajnim dhe nuk mund të fluturojnë, kurse marrin pagë tashmë 5 deri gjashtë muaj. Opinioni pret për arsyet e reagimit katastrofal i aeroplanëve që disponon DMSh”,tha Sllaveva.

Ajo cekur se muaji mars ishte muaji i zjarreve në pyjet e Maqedonia dhe se jemi dëshmitarë që pyjet vazhdojnë me zjarr edhe këtë muaj. “Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër. Është Zoran Zaev që ka vendosur kuadër të paaftë në krye të DMSh-së dhe ministër të paaftë për Punë të Jashtme që nuk i heton ata që nxisin zjarre. Përgjegjës është edhe ministri i Bujqësisë, por të gjithë heshtin, ndërsa pyjet dhe fshatrat në Maqedoni u dogjën”, shtoi ajo.

Sipas Sllavevës duhet të ketë përgjegjësi për humbjen e pazëvendësueshme të parqeve kombëtare, kafshëve dhe fshatrave dhe si për fillim drejtori i DMSh-së, siç tha ajo, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat