Hungaria do të dërgojë policë në kufijtë e Maqedonisë së Veriut me Serbinë dhe Greqinë

Maqedonia

Hungaria do të dërgojë policë në kufijtë e Maqedonisë së Veriut me Serbinë dhe Greqinë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Autoritetet hungareze njoftuan se 15 policë do të shpërndahen në kufijtë mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe 30 në kufijtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Siç thuhet në njoftimi, kjo masë ndërmerret për shkak të parandalimeve të kalimeve ilegale në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Njësitë policore do të pajisjen me automjete, të cilët do të mund të lëvizin në autostradë, me pajisje për ndriçim dhe me kamera termike.

“Policia e Hungarisë vazhdon të bashkëpunojë me forcat lokale për mbrojtjen e kufijve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqisë’, njoftuan nga MPB hungareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat