Zaev: Portali regjistrues rajonal e promovon vendin tonë si një destiancion të favorshëm për investime

Maqedonia

Zaev: Portali regjistrues rajonal e promovon vendin tonë si një destiancion të favorshëm për investime

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:05
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e Forumit të regjistrave korporativ që bëhet në organizimin e Regjistrit Qendror tha se “si shtyllë në krijimin e një klime të biznesit në vend dhe promovues të dialogut mes sektorit privat dhe publik, Regjistri Qendror u rrit në shërbim elektronik i biznes bashkësisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pikërisht për këtë përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në formulimin e kërkesave të mishëruara në nismat reformuese dhe politikave të Qeverisë që janë në rritjen e së ekonomisë, promovimin e klimës biznesore të shëndoshë dhe në promovimin e vendit tonë si destinacion për investime”, porositi kryeministri Zaev.

Zaev dhe se Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me fqinjët dhe zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në rajon. Sipas tij, në mënyrë aktive e promovojnë rajonalizimin, si një nga kushtet bazë për nxitjen e zhvillimi të ekonomive. “Portali regjistrues rajonal, bashkërisht me projektet për futjen e një bashkimi doganor të përbashkët, zhvillimi i lidhjeve të komunikimit dhe infrastrukturës në rajon, duhet të mundësojë funksionimin e vërtetë të tregut të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij, suksesi në një proces të tillë, në njërën anë do të kontribuojë për sigurimin e subjekteve vendore, ndërsa në anën tjetër do t’i nxisë investimet e huaja në gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat