LSDM: Sa kushtojnë llambadarët luksoz të OBRM-PDUKM-së?

Maqedonia

LSDM: Sa kushtojnë llambadarët luksoz të OBRM-PDUKM-së?

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:23
LSDM

Nëpërmjet një konference për shtyp para selisë së partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet, Kostadin Kostadinov tha se “pas meje është objekti luksoz i VMRO-DPMNE-së, simboli i krimit dhe korrupsionit të regjimit, i ndërtuar kur në vend ishte varfëria më e madhe”.

Kostadinov tha se nga kjo seli luksoze këto ditë po hiqen llambadarët luksoz, dhe të njëjtat dhurohen në rrethana të dyshimta.

“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski para opinionit duhet të thonë se sa kushtojnë dhe si janë blerë llambadarët luksoz”, tha Kostadinov duke pyetur se ku dhe në cilin raport financiar kanë paraqitur këtë blerje luksoze.

Ai rikujtoi se prona e kësaj partie është e bllokuar për shkak të lëndës gjyqësor dhe se në mes fushata nuk është e lejuar të dhurohet.

“A po kontrabandohet tani pasuria kriminale në mënyrë të dyshimtë”, tha Kostadinov duke i bërë thirrje Siljanoskës të deklarohet rreth llambadarëve luksoz dhe përpjekja që prona VMRO-DPMNE-së të kontrabandohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat