14 pishina në 14 komuna të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

14 pishina në 14 komuna të Maqedonisë së Veriut

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:03
Pishina

Sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të ndërtohen 14 pishina në vlerë prej 30.000.000 denarëve.

Pishinat do të ndërtohen në Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Manastir, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Voda, Veles, Negotinë, Prilep, Shtip dhe Strumicë, ndërsa komunat duhet të propozojnë lokacion dhe të sigurojnë leje për ndërtim.

Informacioni për realizimin e këtij projekti, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është miratuar në mbledhjen e sotme të rregullt të Qeverisë së RMV-së.

“Me përfundim të Qeverisë së RMV-së, Agjencia për rini dhe sport është e obliguar që në 3 vitet e ardhshme të planifikojë mjetet e nevojshme për realizimin e marrëveshjes në kërkesën buxhetore të vitit 2020, 2021, 2022, ndërsa komunat e Tetovës, Gostivarit, Çairit, Kërçovës, Karposhit, Aerodromit, Gjorçe Petrovit, Kisella Vodës, Velesit, Negotinës, Prilepi, Shtipit dhe Strumicat, ju rekomandohet të propozojnë të zgjedhion dhe propozojnë lokacion, për të cilën duhet të sigurojnë leje për ndërtim”, thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat