Prokuroria Speciale, takohen Zaevi dhe Mickoski?

Maqedonia

Prokuroria Speciale, takohen Zaevi dhe Mickoski?

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:17
Zaev - Mickoski

Një takim i papalajmëruar mes pushtetit dhe opozitës pritet të ketë afruar qëndrimet e tyre për disa aspekte në lidhje me të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Takimi është realizuar larg syve të opinionit pasditën e të hënës kurse jozyrtarisht thuhet se ai ka qenë mes vetë kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Drejtësisë nga njëra anë dhe kreut të opozitës Hrisjtijan Mickoski dhe avokatit Toni Menkinovski, në anën tjetër. Teksti paraprak i propozim ligjit për Prokurorinë Publike ka pësuar ndryshime pas propozim-amendamenteve të VMRO-DPMNE-së por dallimet kryesore, siç thuhet nga Ministria e Drejtësisë mbeten. Palët janë dakorduar që konsultimet të vazhdojnë.

Potencojmë se të gjithë partitë politike duhet t’i japin prioritet perspektivës evropiane në vendit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e e Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me sendimin e së drejtës dhe shtetit ligjor, por që janë thelbësore për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.- theksuan nga – Ministria e Drejtësisë

As partitë dhe as Ministria e Drejtësisë nuk japin detaje të tjera nga takimi. Mediat raportojnë se palët mund të jenë pajtuar për kërkesën e opozitës që Prokuroria Speciale të mos vazhdojë lëndët e procedurara në gjykatë pas qershorit të vitit 2017. Për këtë raportohet se lëndët mund t’i dërgohen për t’i vazhduar Prokurorisë së rregullt, pa meterialet e përgjuara si dëshmi. Informacionet mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht. Edhe pse ishte paralajmëruar se negociatat do të vazhdonin të martën, deri tani nuk ka njoftim për takimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat