Mot jostabil dhe me vranësira, me reshje lokale të shiut dhe erë të fortë, pritet gjatë fundjavës.
Në disa vende pritet të ketë reshje të shiut me vetëtima.
Temperatura e mëngjesit gjatë ditës së nesërme do të lëviz prej 5 deri 10 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të jetë në intervalin prej 14 deri 20 gradë celsius.
Për pjesën e dytë të fundjavës gjithashtu pritet të ketë reshje të shiut ku temperatura minimale do lëvizë prej 4 deri 9 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 20 gradë celsius.