Ahmeti në Tearcë: Nuk parandalohet migrimi me patriotizma që u ka ikur koha

Maqedonia

Ahmeti në Tearcë: Nuk parandalohet migrimi me patriotizma që u ka ikur koha

Më: 12 prill 2019 Në ora: 14:46
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e vet në kuadër të zgjedhjeve presidenciale gjatë ditës së djeshme e ka pasur të caktuar në komunën e Tearcës ku anëtarët e SHQZ në fjalimet e tyre potencuan se me votën e dhënë ndaj kandidatit konsensual, do t’i thuhet ndal kthimit pas proceseve euro-integruese dhe aderim në NATO dhe BE dhe me këtë do të ngadhënjejë konsensualiteti si koncept i politik-bërjes së shqiptarëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të komunës së Tearcës tha se mbështetja e kandidatit të përbashkët jo vetëm që shkon në dobi të qytetarëve shqiptarë por të të gjithë qytetarëve dhe në radhë të parë për vetë shtetin dhe se ky shtet ka të ardhme vetëm me bashkëpunim të mirë dhe transparente në mes dy partive që kanë legjitimitetin.

“Nuk duhet t’i lodhim njerëzit me patriotizma pa mbulesë, iku ajo kohë dhe se sot është koha e materializimit, koha e instalimit të vlerave, sundim të së drejtës, reforma në gjyqësi,ekonomi të përparuar, arsim më cilësor, shëndetësi dhe shërbime më cilësore, administratë publike e shtetërore më të përgatitur pasi vetëm kështu shkohet në Evropë.

Nuk parandalohet migrimi dhe ambiciet për një jetë më të mirë nëse ne merremi me fraza boshe, me patriotizma që i ka ikur koha. Nëse duam që të jetojmë në këtë vend e të punojmë, të instalojmë dhe të punojmë për këto vlera pasi Evropën e kemi tek dera”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti potencoi në këtë situatë kështu delikate kur vrapohet për një apo dy deputet për të mbajtur shumicën e brishtë të Qeverisë do të ishte e tepër që të bëhen akrobacione politike andaj dhe u vlerësua që me daljen e kandidatit shqiptar gjasat janë minimale për tu futur në rrethin e dytë dhe aspak për të fituar postin e presidentit të shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat