Dy aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë

Maqedonia

Dy aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Një person ka vdekur në njërin nga dy aksidentet që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në rrethinën e Shkupit. Në aksidentin tjetër me lehtë është lënduar një person.

Sipas raportit ditor të SPB Shkup, gjatë ditës dhe natës së kaluar janë sanksionuar 54 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 21 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe gjashtë shoferë fillestarë. Policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 15 automjete ta paregjistruara dhe një automjet në gjendje teknikisht të parregullt.

Për përdorimin e telefonit celular janë sanksionuar 32 shoferë, ndërsa për joposedim të rripit të sigurisë 17 shoferë. Janë sanksionuar edhe tetë shoferë për rreshtim jo të rregullt si dhe tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë të drejtën e kalimit për këmbësorët në vijën e bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat