2.000 ushtarë amerikanë në një stërvitje në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

2.000 ushtarë amerikanë në një stërvitje në Maqedoninë Veriore

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:27
Maqedoni Veriore

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar realizimin e operacionit ushtarak “Goditja e vendosur”, të cilën ushtria maqedonase do ta kryejë së bashku me 2.000 ushtarë amerikanë, 25 ushtarë nga Shqipëria, 25 ushtarë bullgarë, 25 ushtarë nga Lituania dhe 100 ushtarë nga Mali i Zi, tha zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë Veriore Mile Boshnjakovski.

"Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Veriut pranoi Informacionin për kryerjen e ushtrimeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Komandës së US EUCOM “Goditja e vendosur", si dhe pjesëmarrjen e forcave të armatosura të huaja në territorin e vendit dhe miratoi vendimin për miratimin e hyrjes dhe qëndrimit të anëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore për ushtrimin, i cili do të zhvillohet në disa faza nga 20 deri më 15 korrik të këtij viti, "tha Boshnjakovski në një konferencë shtypi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat