Reka: Udhëheqim në të gjitha komunat shqiptare

Maqedonia

Reka: Udhëheqim në të gjitha komunat shqiptare

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:31
Foto

Ai tha bile se udhëheqin në një diferencë të madhe, praktikisht 3 me 1 kundrejt kandidatëve të tjerë, ndërsa akuzoi partitë në pushtet se ka pasur një presion të madh kundrejt votuesve shqiptarë dhe elektorati ka qenë i kapur.

Gjithsesi ai theksoi se ishte optimist sepse në mbi  50 për qind të votave të numëruar deri më tani, ai ka marrë mbi 50 mijë vota dhe kjo do të thotë shumë.

Reka më tej tha se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja parlamentare.

Ai shtoi në fund se nuk është dakord me këtë sistem zgjedhor për zgjedhjen e presidentit duke sugjeruar se kështu si funksionon nuk mund të jetë funksional duke propozuar ose rritjen e kompetencave të presidentit ose presidentit të zgjidhet nga Parlamenti nëse kompetencat vazhdojnë këto që janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat