Ngushtohet diferenca mes Pendarovski dhe Siljanoska

Maqedonia

Ngushtohet diferenca mes Pendarovski dhe Siljanoska

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:48
Ilustrim

Sipas rezultateve të para të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, prej 89,99 % e votave të numëruara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,64 për qind.

Pason kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,32 për qind, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,73 për qind.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, por deri më sot kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu që balotazhi për ata që do të rezultojnë dy garuesit kryesore, është caktuar të mbahet në 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat