Taravari: Iliçi vrau me dashje Almirin dhe është në liri, Bela dhe Demiri u dënuan me 19 vite burg, turp nga kjo drejtësi - Bota Sot
Taravari: Iliçi vrau me dashje Almirin dhe është në liri, Bela dhe Demiri u dënuan me 19 vite burg, turp nga kjo drejtësi

Maqedonia

Taravari: Iliçi vrau me dashje Almirin dhe është në liri, Bela dhe Demiri u dënuan me 19 vite burg, turp nga kjo drejtësi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:41
Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës ku sot u dënuan me burg dy të ri shqiptarë me 38 vite burgim për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.

Taravari thotë se si ka mundësi shqiptarët të dënohen ndërsa vrasësi i Almirit të vogël, Boban Iliç të jetë në liri.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Taravarit: 

Besir Bela dhe Skender Demiri u dënuan me 19 vite burg për rrahjen me pasojë vdekjen të Nikolla Sazdovakit, ky i fundit i dalluar për sjellje të rënda, por ajo që më bën përshtypje është se nga ana tjetër Boban Iliçi edhe pse vrau me dashje Almirin (një fëmij shqiptar), është në liri!
Kam një pyetje për këta që votuan konceptin e konsensualitetit, ju duket Drejtësia e Barabartë?! Apo konsensusi është: të pasurojmë nja 10 fise të BDI-së dhe gjithë populli shqiptar të shkojë në Ferr?!
Nuk e di! Edhe sikur të isha maqedonas do më vinte turp nga kjo “drejtësi”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...