Zhbogar: Shpresoj për bashkëpunim më të afërt me kryetarin e ri të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Zhbogar: Shpresoj për bashkëpunim më të afërt me kryetarin e ri të Maqedonisë së Veriut

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:06
Samuel Zhbogar

“Shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt e ardhshëm, për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili realizoi takim me kryetarin e ri të shtetit Stevo Pendarovski.

“Pata takim me presidentin Pendarovski. I kam përcjellur urimet nga kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, të cilët shprehin gatishmëri për bashkëpunim më të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimin e Evropës së përbashkët”, tha Zhbogar.

Ai tha se në takim ka shprehur respekt për mesazhet e Pendarovskit në inaugurimin e tij.

“Jam inkurajuar nga mesazhet e tij edhe në takimin e sotëm. Kemi biseduar për vizitën e tij të mundshme në Bruksel dhe takimet me liderët e Bashkimit Evropian, gjë për të cilën do të punojmë gjatë javëve të ardhshme”, tha Zhbogar pas takimit.

Ndryshe, dje (12 maj) Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentin, ndërsa sot ka qenë dita e parë e tij e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat