Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të vërtetojnë apo përmirësojnë raportin vjetor tatimor

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të vërtetojnë apo përmirësojnë raportin vjetor tatimor

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:23
Ilustrim

Qytetarët edhe sot dhe nesër do të mund të vërtetojnë apo përmirësojnë raportin vjetor tatimor ndërsa nga dita e hënë, këto raporte do të jenë përfundimtare.

NGa Drejtoria e të hyrave publike dje njoftuan se vërtetimi dhe përmirësimi mund të bëhet edhe gjatë fundjavës për shkak se afati i fundit është në ditë pushimi.

“Drejtoria e të hyrave publike njofton se do t’u mundësojë qytetarëve të vërtetojnë/përmirësojnë raportin vjetor tatimor edhe gjatë fundjavës (më 01 dhe 02.06.2019)”, thonë nga kjo drejtori.

Nga kjo drejtori shtojnë nga dita e hënë këto raporte do të jenë përfundimtare ndërsa raportet që as nuk janë vërtetuar dhe as nuk janë përmirësuar nga qytetarët do të jenë përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat