Carovska: Fillon pagesa e të ardhurave minimale të garantuara

Maqedonia

Carovska: Fillon pagesa e të ardhurave minimale të garantuara

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:57
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska

Prej sot ka filluar pagesa për të ardhurat minimale të garantuara, shtesa arsimore për fëmijë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se qendrat i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 mijë amvisëri. Sipas Carovskës, me këto pagesa ka filluar implementimi i reformës sociale, pikërisht në ditën e punëtorëve social.

“Për mua është shumë kënaqësi që sot mund ta informoj opinionin se pagesa për të ardhurat minimale të garantuara , shtesa arsimore për fëmijë ka filluar. Qendrat i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 794 amvisëri dhe kjo domethënë se të gjitha këto amvisëri kanë marrë të ardhura të garantuara dhe ata që kanë fëmijë në moshë arsimore, edhe ata kanë marrë edhe shtesa arsimore dhe fëmijërore. Me këtë ka filluar implementimi i reformës sociale”, tha Carovska.

Drejtoresha e qendrës ndërkomunale për punë sociale të qytetit të Shkupit, Natasha Stojaneviq i falënderoi kolegët që kanë punuar kaq shumë që njerëzit të marrin ndihmë sociale, siç tha ajo, dinjitoze, ndërsa i ftoi përdoruesit e shtesës prindërore, si të ardhura të vetme të tyre, që të aplikojnë për shtesën për fëmijë dhe nëse kanë fëmijët nëpër shkolla, në shtator të aplikojnë për shtesat arsimore.

“Falënderoj kolegët e qendrës për punë sociale të qytetit të Shkupit, sepse ne mbulojmë pjesën më të madhe të territorit të RMV-së, që kanë punuar shumë, madje edhe nga dy ndërrime, janë sakrifikuar që njerëzit të mund të marrin ndihmë sociale dinjitoze. Po ashtu i ftoj përdoruesit e shtesës prindërore, të ardhurat e vetme të të cilëve janë shtesat prindërore, të aplikojnë për shtesën për fëmijë nëse kanë fëmijë që janë nëpër shkolla, në shtator të aplikojnë edhe për shtesa arsimore, sepse ato tani nuk janë të përfshira dhe duhet të dorëzohet kërkesë e veçantë për shtesa për fëmijë”. tha Stojaneviq.

Edhe Ministrja Carovska edhe drejtoresha Stonajeviq, thanë se ky është vetëm grupi i parë i amvisërive të shumta që do të marrin ndihmat e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat