Shefi i OSBE-së në vend është i shqetësuar për ligjin e ri për PSP-në. Klemens Koja kërkoi që partitë të gjejnë një zgjidhje, që PSP-ja të vazhdojë të punojë pa pengesë. Koja i ndau këto vërejtje në prezantimin e raportit të dytë të organizatës ndërkombëtare kushtuar punës së PSP-së. Në temën mandati i PSP-së, foli edhe prokurorja speciale, Katica Janeva e cila kërkoi ligji të miratohet sa më shpejtë.
Në emisionin e mbrëmshëm në televizionin TV 24 ministrja e drejtësisë Renata Deskoska tha se Qeveria është në rrugën e duhur për zgjidhjen e ligjit të PSP-së, pasi tashmë kanë ligj të gatshëm për çka po harmonizohen qëndrimet. Por Deskoska e akuzoi edhe opozitën se po përpiqet t’i bllokojë të gjitha proceset hetuese që për momentin i zhvillon PSP-ja, respektivisht të ashtuquajturat, lëndë të reja.
Ndërkaq lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se akuza e vetme e PSP-së që është pjesë e lëndëve “të reja” është ndaj partisë së tij. Qëndrimi i opozitës është se të gjitha lëndët e reja janë jashtë afatit ligjor dhe si të tilla nuk guxojnë të lejohen.