Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, Neziri: Ofron cilësi në përzgjedhjen e kandidatit - Bota Sot
Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, Neziri: Ofron cilësi në përzgjedhjen e kandidatit

Maqedonia

Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, Neziri: Ofron cilësi në përzgjedhjen e kandidatit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:55
Xhelal Neziri

Idetë dhe nismat për ndryshimin e modelit zgjedhor, jo vetëm që kanë qenë pjesë e programit të Qeverisë aktuale, por ajo mbetet dëshirë e kahmotshme  edhe e subjekteve të vogla me theks atyre shqiptare, për të zbutur disbalancin e  votës  evident në njësinë e 3 dhe të  4 zgjedhore,  krahasuar  me atë të 5 dhe të 6-të. Opinionistë  në të kaluarën shpesh kanë pasur vërejtje rreth kësaj, duke potencuar se modeli actual zgjedhor sikur po  bë padrejtësi në mënyrën e trajtimit të votuesve nëpër njësitë zgjedhore sa i përket peshës së votes e cila duhet të jetë e barabartë  në të gjitha  6 njësitë.

Ideja për nismën kohë më pare e rekomandoi edhe OSBE-ODHR, më pas  KSHZ  dhe nga partitë  në përgjithësi,  së fundmi fuqishëm po përkrahet edhe nga analistët politik.

Xhelal Neziri për TVM2 thotë se  modeli aktual me 6 njësi zgjedhore, i pa mundëson partitë e vogla të vijnë në shprehje, ndërsa i nxjerr tërësisht nga gara kandidaturat e pavarura, ndërsa sistemi me një njësi largon ndikimin e liderit mbi deputetët e zgjedhur, dhe mbi partinë.

“Me një njësi zgjedhore, dhe me lista të hapura përveç se do të ketë një kualitet më të lartë në përfaqësimin jo vetëm të shqiptarëve por edhe tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë, do të mundësohet që kryetari i partisë ose lidershipi, të mos mbajë peng, dhe të mos kontrolloj 100 % të gjithë deputetet. Deputetët në fakt që do të marrin mandate nga listat e hapura te kënë obligim që të reforefojnë dhe të përgjigjen para elektoratit të tyre, pasi mandatin që e kanë marrë do ta marrin drejtpërdrejt nga elektorati, e jo nga vullneti i liderit dhe I kryesis partiake se në cilën pjesë të listës do të vendoset” – tha analisti politik, Xhelal Neziri.  

Analisti Xhelal Neziri pohon se kjo nismë mund të jetësohet edhe para mbajtjes së procesit të  regjistrimit të poipullsisë,  për të shtuar se kjo e fundit mund t’i japë vetëm një pasqyrë edhe më të pastër gjithë procesit të ndryshimeve. 

“Reformimi i modelit zgjedhor në Maqedoni, mund të bëhet edhe para regjistrimit, ndërkohë që regjistrimi i popullsisë vetëm se do ti jepte një pasqyrë të saktë lidhur me numrin e votuesve. Pasi vlerësohet se numri është shumë më i vogël se 1 milion e 800 mij sa figurojnë në listën zgjedhore gjë që nuk është e vërtet. Reforma e modelit zgjedhor është një reform e cila në faktë do të përmirësonte kualitetin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë në kuptimin e përfaqësimit dhe demokratizimit të partive politike sidomos atyre shqiptare” – deklaroi Neziri.

Shumica e partive politike janë shprehur pro idesë së  zvoglimit të zonave zgjedhore dhe përdorimin e listave të hapura.  I pari i cili doli hapur në mbështetje të kësaj nisme, ishte presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili tha se  do të  propozojë model të ri zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...