Aksioni antiduhan në Luboten, qytetarët hidhen në protesta - Bota Sot
Aksioni antiduhan në Luboten, qytetarët hidhen në protesta

Maqedonia

Aksioni antiduhan në Luboten, qytetarët hidhen në protesta

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Ia thyen derën për t’i konfiskuar duhanin që e kultivon në tokën e tij. Në disa prej shtëpive në fshatin Luboten sot që në orët e hershme të mëngjesit Policia Financiare me asistencë të njësive speciale të policisë kanë ndërmarrë një aksion, siç thonë kundër kontrabandimit të duhanit të pa përpunuar. Arsyetimi i autoriteteve, sipas banorëve nuk mban. Ata thonë se me këtë punë e sigurojnë kafshatën e gojës. Ndërsa ankohen për mënyrën e ndërhyrjes së policisë.

“Dhunë kanë përdorur policia, tek kushëriri im e kanë thyer derën pa bërë thirrje. Duhet të trokitet në derë që të tregohet urdhëresë e bastisjes e jo të goditen dyert, të frikësohen fëmijët që në 5 të mëngjesit, kjo nuk është normale.”

“Ka ardhur Ministri i LSDM-së dhe na ka thënë që të punojmë lirshëm, sot i dërgon policinë për të na konfiskuar. Ne këtë e punojmë me fëmijët për të mbetur gjallë, këta vijnë na marrin. Sot tek unë dhe nëpër fshat tek tjerët kanë marr duhanin.”

Banorët për ta parandaluar këtë aksion bllokuan rrugën e fshatit duke thënë se nuk bëhet fjalë për kontrabandë, por për kultivim të kulturave bujqësore në tokat e tyre. Bashkë me banorët ishte edhe kryetari i Butelit negocionin me eprorët policorë.

 Çmimin të cilin e jep shteti nuk është i arsyeshëm, mirëpo duhet të punojmë për shkak të mbijetesës. Shteti duhanin e mirë nuk e paguan si të klasës së parë, por gjen arsye për ta paguar më lirë. Nuk jemi të kënaqur aspak, kjo sjell si pasojë që banorët do të detyrohen të gjejnë një treg tjetër- deklaroi Rexhep Imeri, Kryetari i bashkësisë lokale të Lubotenit.

Unë dëshmoj se nuk është ilegal por është duhan i tubuar nga e gjithë familja për gjatë vitit, për këtë kemi informuar të gjitha institucionet e vendit dhe shpresoj se së shpejti do të përfundoj kjo golgotë e banorëve dhe do t’i zgjidhim këto çështje përmes rrugës juridike dhe institucionale- Velimir Smilevski, Kryetar i Komunës së Butelit.

Rreth 12 ton duhan të sekuestruar dhe makineritë e përpunimit të tij, u dërguan në Kazermën “Gjorçe Petrov”. Nga Policia Financiare thonë se me urdhër të Prokurorisë Publike kanë kryer bastisje në 13 lokacione të Shkupit dhe rrethinës. Katër ndërmarrje dhe katër persona fizik dyshohen për veprat krim financiar, mashtrim doganor dhe keqpërdorim të detyrë zyrtare.

Të njëjtit sipas Policisë Financiare kanë tregtuar duhan të llojit “Virxhinia” të importuar nga Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria dhe më pas e kanë shpërndarë tek disa banorë që ta përpunojnë dhe ta paketojnë atë.

 Në këtë mënyrë fshihen të hyrat që nuk janë evidentuar, nuk janë dhënë banderolat e akcizave, me ç’ rast është dëmtuar buxheti i shteti për vitin 2018 me shumë 5,6 milion euro, ndërsa në këtë vit 1,8 milion euro ose gjithsej dëmi i shkaktuar për këtë periudhë arrin 7,5 milion euro- deklaroi Arafat Muharremi, Drejtor i Policisë Financiare.

Sipas rezultateve të këtyre analizave është detektuar prania e pesticideve, më saktë insekticidi ‘Bifentrin’ i cili nuk është në shitje në vendin tonë. Kjo paraqet neuro-toksinë që irriton lëkurën dhe çrregullon sistemin endokrin. Ky duhan përmban katran në sasi mbi të lejuarën që është helm- tha SGjoko Tanasovski, Drojtor i Drejtorisë së Doganave.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se në tregun vendor, ku kanë dyshuar se është shitur ky duhan kanë marrë mostra për ekspertizë. Duhani sipas tyre është i cilësisë së ulët, me përbërje kancerogjene.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...