Grubi thirrje Veselit: Mendo racionalisht, e jo emocionalisht

Maqedonia

Grubi thirrje Veselit: Mendo racionalisht, e jo emocionalisht

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 14:41
Artan Grubi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi ka komentuar sot dorëheqjen e deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi.

“Ju e patë dje që shumica parlamentare ka vota të mjaftueshme, por konsideroj se zotëri Vesel Memedi dha kontribut nga dhejtori i 2016-s, në ndryshimin e 2017-s, dhe të gjitha reformat të cilat i ka ndërmarrë kjo Qeveri, dhe besoj se jo emocionalisht, por racionalisht do të mendojë, dhe do ta shqyrtojë vendimin e vet, sepse sipas vlerësimit tim personal, sepse ajo do të ishte për të mirën e tij dhe për të mirën e partisë së tij”, tha Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat