Dimitrov-Zakharieva: Historianët të përshpejtojnë me vendimet për çështjet e rëndësishme

Maqedonia

Dimitrov-Zakharieva: Historianët të përshpejtojnë me vendimet për çështjet e rëndësishme

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:42
Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zakharieva

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, sot në Sofje ka realizuar takim me homologen bullgare Ekaterina Zakharieva.

Siç thuhet në njoftim, dy ministrat janë diskutuar për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, në kontekst të pritjeve se Shkupi dhe Tirana do të marrin datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria mbështet aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, por me kujdes do të ndjek zbatimin e marrëveshjes dy palëshe për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim gjatë procesit negociues të vendit me BE-në”, thuhet në njoftim.

Dimitrov dhe Zakharieva e kanë theksuar nevojën që historianët e të dy vendeve të përshpejtojnë punën e tyre dhe t’u japin fund temave të rëndësishme nga historia e përbashkët, duke përfshirë edhe përmbajtjen e librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat