Maqedoni, sot mbahen seanca të pesë komisioneve kuvendare - Bota Sot
Maqedoni, sot mbahen seanca të pesë komisioneve kuvendare

Maqedonia

Maqedoni, sot mbahen seanca të pesë komisioneve kuvendare

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:32
Ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisonit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit Ligjvënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politike sociale është Raporti vjetor për punën e Agjencisë për supervizion dhe sigurim pensional me financim kapital për vitin 2018.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet megjithatë do të debatojnë për raportin vjetor të punës së Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018.

Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje në lexim të parë dhe plotësimin e Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018.

Në seancën e Komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikësit në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit Ligjvënës-juridik do t’i shqyrtojnë ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje, Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, Kërkesën për dhënie interpretim autentik nenit 85 paragrafi 1 nga Ligji i nëpunësve administrativ i parashtruar nga kryetari i komunës së Karposhit, Kërkesa për dhënie interpretim autentik nenit 83 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor i parashtruar nga deputeti Nikolla Kicevski, Kërkesë për dhënie interpretim autentik nenin 102 nga Ligji për shërbime mediatike autdio dhe audiovizuale i parashtruar nga kryetari i Komunës së Radovishit dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikësit në lexim të parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...