Zaevi nesër pritet ta takojë ambasadorin rus - Bota Sot
Zaevi nesër pritet ta takojë ambasadorin rus

Maqedonia

Zaevi nesër pritet ta takojë ambasadorin rus

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:16
Zoran Zaev

Të enjten kryeministri Zaev do të pres në takim ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, raporton Alsat.

Përfaqësia diplomatike e federatës ruse ditë më parë u prononcua për skandalin e kryeministrit, nga ku theksuan se nuk duan të komentojnë vepra të artistëve.

Ministria e Jashtme thotë se nuk ka bazë për të thirrur në bisedë ambasadorin rus në vend, për faktin që nuk posedon informacione për të ashtuquajturit “Vovan dhe Leksus” se kanë lidhje me institucionet e Federatës Ruse. Ndërkohë Prokuroria Publike është duke punuar për të konstatuar nëse në bisedën e Zaev me Poroshenkon e rrejshëm ka bazë për padi penale ndaj shtetasve rus.

Të hënën mbrëma, dy parodistët rus “Vovan dhe Leksus” publikuan telefonatat me kryeministrin Zaev, ku ky i fundit ka menduar se është duke biseduar me presidentin ukrainas Poroshenko dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jons Stoltenberg. Zaev pranoi se është viktimë e shtetasve rus, duke shtuar se ky lëshim është për shkak të sinqeritet dhe afërsisë së tij që ka me njerëzit në komunikim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...