Qeveria pranon kërkesën e Dragan Danevit për RTVM-në - Bota Sot
Qeveria pranon kërkesën e Dragan Danevit për RTVM-në

Maqedonia

Qeveria pranon kërkesën e Dragan Danevit për RTVM-në

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:00
Dragan Danev

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot vendosi që Radio Televizioni Kombëtar (RTK) ose me të vjetrën RTVM mori mundësinë për qasje më të lehtë në marrëveshjet për nënshkrim të të drejtave nga garat sportive ndërkombëtare dhe ngjarjet që përfaqësojnë interes të veçantë publik për qytetarët, u vendos në seancën e sotme të qeverisë.

“Në seancën e sotme, Qeveria pranoi mendimin e Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës për pëlqimin e kërkesës për interpretim autentik të nenit 105 paragrafi 3 të Ligjit për Shërbimet e Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të paraqitur nga deputeti Dragan Danev”, deklarojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë.

Nga atje theksojnë se, Neni 105 i Ligjit të ASHMAA përcakton që Radio Televizioni Kombëtar mund të gjenerojë të ardhura shtesë nga shitja e programit dhe shërbimeve, si dhe nga komunikimet komerciale, dhe me kërkesën për interpretim autentik, mundësia për RTVM-në të bëhet më e lehtë për lidhjen e marrëveshjeve të të drejtave nga garat sportive ndërkombëtare dhe ngjarjet që përfaqësojnë një interes të veçantë publik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...