Së shpejti operator i ri i telefonisë celulare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Së shpejti operator i ri i telefonisë celulare në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:54
Foto

Në seancën e 144-t të Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), bëhet e ditur se është formuar Grup punues për prezantimin e RMV-së në ITU Telecom World 2019.

Sipas Qeverisë, Grupin punues do e udhëheqë Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informative dhe administratë. Qeveria e vendit, këtë ngjarje e konsideron si një mundësi për promovimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja në RMV, në sferën e telekomunikacionit dhe sektorit IT, dhe kyçjen e vendit me partnerë në fushën e digjitalizimit në shkallë globale.

Në seancën e sotme të rregullt, gjithashtu bëhet e ditur se ekzistojnë kushte dhe pritshmëri edhe për operator të ri mobil në vend.

“Ndër të tjera, në këtë ngjarje krijohet edhe mundësia për prezantimin e klimës së biznesit dhe sukseseve në vendit tonë në sferën e telekomunikacionit, si dhe prezantimin e mundësisë për operatorin e tretë mobil në vend”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Qeverisë së RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat