Nëse nuk i rrënon ndërtimet pa leje, Komunës së Ohrit do t’i merren kompetencat

Maqedonia

Nëse nuk i rrënon ndërtimet pa leje, Komunës së Ohrit do t’i merren kompetencat

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:31
Ohri

“Komuna e Ohrit të veprojë sipas rregullave ligjore në lidhje me ndërtime pa leje në qendër të qytetetit, të cilat i posedon edhe këshilltari i komunës”.

Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke njoftuar se nëse nuk veprohet sipas ligjit, do t’i merren kompetencat Komunës së Ohrit.

“Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë. Kështu që apeloj tek qytetarët, madje edhe tek këshilltari Nefi Useini, që t’i largojë ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, gjegjësisht nuk ka asnjë të drejtë për legalizim, pasi shteti do t’i largojë. Do t’i largojmë pasi rrezikohet Ohri në UNESCO”, tha Zaev.

Ai tha se ka biseduar me kryetarin e Ohrit dhe pret që të veprojë sipas ligjit.

“Nuk pres as më pak, as më shumë, as muskuj, as fuqi. Vetëm sipas ligjit çdo herë. Nëse nuk veprohet, paralajmëroj marrje të kompetencave, siç kam njoftuar edhe Ramiz Merkon për disa procedura të caktuara”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat