Sugareski: Është rritur realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt

Maqedonia

Sugareski: Është rritur realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:00
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski

“Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti”, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës rajonale Rankovc – Kriva Pallankë.

Ai tha se gjatë periudhës së kaluar, janë investuar mbi një miliardë euro në investime kapitale në pjesën e rrugëve, hekurudhës dhe ndërtimit të rrjetit gazsjellës, duke shtuar se është prioritet kryesor i Qeverisë

“Korridori 8 është me rëndësi kyçe për shtetin tonë. Hekurudha nga Kumanova deri në Belakovc duhet të përfundojë deri nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm, kur paralelisht do të fillojë ndërtimi edhe i pjesës tjetër. Po ashtu kërkohet mënyrë për sigurimin e mjeteve për pjesën prej Kriva Pallankës deri në kufirin me Bullgarinë”, tha Sugareski.

Ndërkaq, drejtori i NPRRSH, Zoran Kitanov informoi se planifikohet rehabilitim i tërësishëm i pjesës rrugore prej Kumanovës deri në Kriva Pallankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat