Kallëzim penal për dy persona nga Struga për posedim droge

Maqedonia

Kallëzim penal për dy persona nga Struga për posedim droge

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:21
Ilustrim

SPB Ohër në Prokurorinë Publike ngriti kallëzim penal kundër S.L (53) dhe S.I (31) nga Struga.

Siç njofton policia, kallëzimi penale është ngritur për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale ‘prodhim ilegal dhe lëshim në treg të drogave’.

Gjatë kontrollit të automjetit ‘Ford Focus’ me tabela të Strugës, drejtuar nga S.L më 18 e këtij muaji janë gjetur 26 paketime ku ka pasur 47 kilogramë marihuanë dhe 47.68 gram kokainë.

Siç njofton SPB Ohër, dy personave u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat